Erdogan kundër artit perëndimor: Nuk kanë vlera morale

Presidenti turk shpesh jep deklarata të forta për artistë që nuk i pëlqen dhe shpesh në Turqi veprat e artit kanë përfunduar dhe në qendër të çështjeve gjyqësore, shkruan la Repubblica.

Marketing

Gjatë një deklaratë, presidenti i cilësoi veprat e artit perëndimorë si mjete që normalizojnë devijimet dhe paturpësitë. Kreu i shtetit turk apeloi që të kundërshtohen me forcë këto lloj sulmesh ndaj vlerave morale.

“Veprat perëndimore të artit janë të mbushura me mesazhe të fshehura të cilat kanë një objektiv të qartë, nuk janë të pafajshme”. Ai theksoi se duhet përdorur çdo mjet për të ndaluar sulmet që synojnë normalizimin e çdo devijimi dhe paturpësie nën formën e artit.

Në vitin 2011, Erdogan e cilësoi të pamoralshme një vepër monumentale të artistit Mehmet Aksoi, e cila u mendua si një gjest miqësie mes Turqisë dhe Armenisë dhe u vendos pranë kufirit turko – armen. Erdogan kërkoi që monumenti të hiqej dhe skulptura u prish, raporton abcnews.al


Një vit më parë dy studentë të universitetit të Bosforit në Stamboll u arrestuan pasi organizuan një ekspozitë brenda kampusit universitar ku ndodhej dhe një vepër që u etiketua si një mungesë respekti nga drejtori i ministrisë së çështjeve fetare. Kjo sepse përfaqësonte flamurin e të drejtave të komunitetit LGBT.

Duke komentuar arrestimin e studentëve në atë kohë, që më pas u lanë të lirë, ministri i brendshëm turk i cilësoi si perversë.