09/10/2024
Ballina Lajme Rajon Erdogan nesër në Tiranë, zbardhet agjenda, takim kokë më kokë mes Ramës...

Erdogan nesër në Tiranë, zbardhet agjenda, takim kokë më kokë mes Ramës dhe presidentit turk

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të pritet me ceremony zyrtare rreth orës 11:30.

Marketing

Më pas ai do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë, firmosja e marrëveshjeve dhe një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda:

Ditën e nesërme pritet që rreth orës 11:30 – 11:40 të zhvillohet
Ceremonia e pritjes së Presidentit Turk Erdogan

11:40 – 12:40 të dy liderët do të kenë një takim koke me koke ndërsa më pas vijon:

12:40 – 13:40
Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve

14:00 – 14:30
Konferenca per shtyp

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamise

Marketing