Erdogan: Nuk duam të hyjmë në luftë me Greqinë, por ajo nuk po i mban premtimet

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan akuzoi Greqinë për 147 shkelje ajrore të hapësirës ajrore turke dhe shpjegoi se forcat ajrore turke do të përgjigjen, duke bërë të qartë se nuk po shqyrton asnjë takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, megjithëse, siç tha ai, shumë liderë bënë përpjekje.

“Turqia nuk dëshiron të hyjë në luftë me Greqinë, por do të vazhdojë t’i përgjigjet “shkeljeve” të hapësirës ajrore turke”,-tha Recep Tayyip Erdogan, një ditë pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid.

Marketing

Presidenti turk është pyetur për marrëdhëniet greko-turke dhe mundësinë e zbutjes së tensioneve, pas deklaratave të Kyriakos Mitsotakis në favor të Turqisë për çështjen e terrorizmit.

Siç tha ai, nuk po mendon për ndonjë takim me kryeministrin grek, ndonëse siç tha ai, shumë liderë bënë përpjekje për t’i “pajtuar” në Madrid.

Në të njëjtin kontekst, ai akuzoi Greqinë për “shkelje”.

Ata kanë kryer 147 shkelje ajrore në një kohë shumë të shkurtër. Pra, nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq nëse duam të jetojmë në paqe, pse po e shkelni hapësirën tonë ajrore 147 herë? Sigurisht, kur ju bëni shkelje të tilla, atëherë cila është detyra jonë? Forcat tona ajrore gjithashtu do të mobilizohen dhe do t’ju japin atë që ju nevojitet. Kjo është ajo që bën forcat tona ajrore”,-tha ai.

Marketing