Erdoğan për komentet e Biden-it: Nëse e quani gjenocid, duhet të shiheni në pasqyrë dhe të vlerësoni veten

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, komentet e fundit të homologut të tij amerikan, Joe Biden, për ngjarjet e vitit 1915 i ka quajtur “të pabazuara, në kundërshtim me faktet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentit Erdoğan theksoi se hetimi i ngjarjeve historike dhe zbulimi i të vërtetës duhet t’i lihet ekspertëve dhe historianë, jo politikanëve.

Ai tha se Turqia ende pret përgjigje për propozimin e saj për formimin e një komisioni të përbashkët të historisë mbi pretendimet armene.

Marketing

“Ka varre masive të turqve të masakruar nga armenët në shumë vende, por askund nuk mund të gjeni varre masive që u përkasin armenëve”, tha presidenti turk.

Sipas presidentit Erdoğan, nuk ka as prova konkrete në lidhje me pretendimet armene, as ndonjë vendim të gjykatës ndërkombëtare.

Presidenti Erdoğan sfidoi SHBA-në dhe Evropën, nëse kanë ndonjë në arkivat e tyre, t’i bëjnë publike dokumentet mbi ngjarjet e vitit 1915.

Më tej, presidenti Erdoğan tha se një shekull më parë, mbi 80 për qind e popullsisë së Armenisë së sotme ishin muslimanë, por sot nuk ka pothuajse asnjë.

Lidhur me marrëdhëniet turko-amerikane, ai tha se “janë prishur më tej me njoftimin e SHBA-së për 24 prillin mbi Armeninë”.

“Jetimoret e themeluara për fëmijët armenë dhe ndihma e jashtme për popullsinë armene në nevojë nuk u penguan kurrë”, u shpreh presidenti Erdoğan drejtuar presidentit Biden.

Duke iu referuar komenteve të homologut të tij amerikan, Erdoğan u shpreh: “Nëse e quani gjenocid, duhet të shiheni në pasqyrë dhe të vlerësoni veten”.



. .