Erdogan: Perëndimi dhe OKB nuk bëjnë asgjë për të shmangur dhunën në Gaza

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi OKB-në dhe vendet perëndimore duke i quajtur si “thjeshtë dëshmitarë të krimeve humanitare” të kryera nga Izraeli në Gaza.

Marketing

“As fuqitë perëndimore dhe as Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk kanë bërë një përpjekje të dobishme për të parandaluar dhunën izraelite”,- tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Erdogan qortoi dështimin e Këshillit të Sigurimit për të vendosur një armëpushim në Gaza, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolutës arabe.