Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka ftuar Perëndimin të rikthehet në marrëveshjen e grurit që kishte lejuar eksportin nga Ukraina nëpërmjet një korridori të sigurt në Detin e Zi.
“Perëndimi gjithashtu duhet të bëjë pjesën e tij”, tha Erdogan, siç raportohet nga Presidencës së Republikës së Ankarasë, duke bërë të ditur se do t’i kërkojë homologut të tij rus Vladimir Putin rritjen e sasisë së grurit, 1 milion ton, të cilin Moska ka njoftuar se synon ta dërgojë në Turqi dhe më pas në vendet në zhvillim.
Javën e kaluar, Putin përmendi një plan për të dërguar grurë rus në vendet në zhvillim me ndihmën e Turqisë dhe Katarit.
Erdogan u deklarua pro planit por gjithashtu nënvizoi se kjo ide nuk mund të jetë një alternativë ndaj paktit mes Kievit, Moskës, Ankarasë dhe OKB-së që kishte lejuar eksportin e grurit nga Ukraina dhe që përfundoi pas daljes së Rusisë në korrik.