Erdogan përuron urën “Çanakale 1915”, udhëtimi ndërmjet dy kontinenteve do të ulet në 6 minuta

Ura “Çanakkale 1915” e cila cilësohet si “Gjerdani i Ngushticës së Çanakkalasë” është përuruar sot nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Marketing

Në ndërtimin e urës “Çanakkale 1915” e cila për herë të parë në Ngushticën e Çanakkalasë (Dardaneleve) lidh me njëra-tjetrën kontinentet e Azisë me Evropën, krahas punonjësve të Drejtorisë së përgjithshme të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kanë punuar rreth 5.100 punonjës dhe 740 makineri pune.

Kjo urë pritet të lidh edhe Stambollin me Çanakkalanë dhe më pas me Egjeun e veriut. Në kuadër të punimeve të peizazhit janë bërë rregullime mjedisore ku janë mbjellë 516.863 fidanë si dhe janë kontrolluar barrierat dhe pikat e lidhjeve mbi urë dhe janë eliminuar mangësitë.

Ura “Çanakkale 1915”, me një gjatësi prej 4.608 metrash dhe me “hapësirën e mesme më të gjatë botë” njihet si “ura e simboleve” edhe për shkak të veçorive të saj dhe detajeve inxhinierike, transmeton Anadolu. Me urën në fjalë, udhëtimi ndërmjet dy kontinenteve do të ulet në 6 minuta.

Me autostradën Malkara-Çanakkale dhe me urën “Çanakkale 1915”, sistemet e transportit portual, hekurudhor dhe ajror në rajonet Marmara dhe Egje do të integrohen me projektet e transportit tokësor dhe do të ofrohet mundësi që të formohet një planifikim dhe strukturim i balancuar për të cilat zhvillimi ekonomik dhe industria kanë nevojë në këto rajone.

Në kabllon kryesore të urës janë përdorur 162 mijë kilometra tel i cili mund të rrethojë 4 herë botën. Themelet ‘caisson‘ të urës, nëse përllogariten për nga sipërfaqja, ato mbulojnë madhësinë e një fushe futbolli, ndërsa me betonin prej 227 mijë metër kub të përdorur në urë mund të ndërtohet një zonë banimi me popullatë prej 25 mijë banorësh, përfshirë 5.900 shtëpi me 100 metra katrorë.

Marketing