Erdogan shërohet nga COVID-19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka rezultuar negativ në testet e fundit për COVID-19 pasi u infektua javën e kaluar, dhe ai nuk i ka më simptomat e sëmundjes, tha mjeku i tij.

Marketing

Dr. Serkan Topaloğlu tha për Anadolu Agency (AA) se presidenti Erdoğan nuk ka pasur asnjë simptomë të virusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa zonja e parë Emine Erdoğan ka “simptoma shumë të lehta”.

“Testet PCR që kemi bërë dy ditët e fundit kanë rezultuar negative. Mendoj se presidenti ynë do t’i rikthehet programit të tij rutinë shumë shpejt, madje nesër”, tha Topaloğlu.

Erdoğan kishte njoftuar të shtunën se ai dhe zonja e parë Emine Erdoğan kishin rezultuar pozitivë me variantin Omicron të koronavirusit.

Marketing