Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll me deputetët e partisë së tij (VIDEO)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.

Marketing

Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe për besimtarët myslimanë, atë të Kurban Bajramit.

“Është e vërtetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij.

Videoja mund të hedhë poshtë edhe zërat, sipas të cilëve, presidenti turk ka probleme me shëndetin. https://youtu.be/CStMw_MfQCg