Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se planifikon të takohet me homologët e tij amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin, gjatë një vizite që do të ketë këtë muaj në Paris.
“Një takim ndërkombëtar do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor në Paris, Trump gjithashtu do të marrë pjesë në të, dhe do të kemi mundësinë të takohemi ballë për ballë dhe të diskutojmë për çështje të ndryshme. Do të jetë e mundur të zhvilloj të njëjtin format të takimit edhe me Putin”, tha Erdogan gjatë një konference në Ankara.