President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri këtë të enjte vaksinën kundër koronavirusit në spitalin e Ankarasë.
Në një postim në “Twitter”, lideri turk postoi foto nga momenti i vaksinimit. Ai iu drejtua gazetarëve, teksa po largohej nga spitali se deri më tani në të gjithë Turqinë, rreth 256,000 njerëz kanë marrë dozat e para të vaksinës.
“Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë sa më shpejt që të jetë e mundur” tha Erdogan, duke shtuar se gati 30 milionë doza të tjera vaksinash do të vijnë nga Kina.
Vaksinimi masiv për mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë Turqinë filloi orët e para të së enjtes.
Başarıyla devam eden aşı programımız dahilinde şu ana kadar 254 bin sağlık çalışanımız ilk doz aşılarını oldu. Ben de onlara katılarak aşılandım.
İnşallah çok kısa süre içinde tüm vatandaşlarımızı aşılamayı hedefliyoruz. Hayırlı uğurlu olsun. pic.twitter.com/6xvPr8NX9q
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 14, 2021