Erdogan: Zgjatet marrëveshja e drithërave, Rusia dhe Ukraina bien dakord pas ndërmjetësimit

Çështja e marrëveshjes së grurit duket se po zgjidhet së paku përkohësisht. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka deklaruar se kompromisi mes Ukrainës dhe Rusisë është arritur pas shumë përpjekjesh.

Marketing

Me ndërmjetësim të OKB dhe Turqisë, marrëveshja që lejon eksportimin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi është zgjatur me dy muaj.

Ky rinovim vjen vetëm një ditë para përfundimit të marrëveshjes së më hershme.

Marrëveshja fillimisht u nënshkrua vitin e kaluar dhe që atëherë është zgjatur.

Megjithatë Ukraina, Rusia apo Kombet e Bashkuara ende nuk janë shprehur lidhur me këtë deklaratë të presidentit turk.