Ballina Lajme Maqedoni Erë e fortë në Sofje, vonesa në arritjen e kufomave në Shkup

Erë e fortë në Sofje, vonesa në arritjen e kufomave në Shkup

Për shkak të erës së fortë në Sofje, do të ketë vonesë në arritjen e kufomave të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Marketing

ADVERTISING

Edhe pse dje u njoftua se kufomat do të arrijnë në ora 09:00 të mëngjesit, sot dy herë është zhvendosur termini i arritjes.

Tani për tani pritet që avioni i parë me grupin e parë të 45 kufomave të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në ora 11:15.

Familjarët dhe gazetarët presin para Aeroportit.

Ndërkohë nga Qeveria kanë njoftuar se do të ketë pritje shtetërore të kufomave, si dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në këtë link- https://www.youtube.com/watch?v=7ik_NXQkFrQ

Exit mobile version