Ballina Aktuale Sheshi “Skënderbeu” gati për kortezhin mortor (VIDEO)

Sheshi “Skënderbeu” gati për kortezhin mortor (VIDEO)

Buqeta me lule tashmë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Marketing

Janë aty për të sinjalizuar arritjen e kufomave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Gjithçka është qetë rreth tyre, nuk ka qytetarë tani për tani, transmeton TV21.

Megjithatë, duket se ndryshimi i programit do të ulë edhe interesimin për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Kjo sepse familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë në shtëpitë e tyre sa më herët, para namazit të xhumasë, kjo që varrimi i tyre të bëhet në këtë vakt të faljes.

Ndërkaq në ora 10:20 pritet të aterojë edhe avioni i parë nga Bullgaria, për të sjellë kufomat e para të 45 viktimave që humbën jetën pasi autobusi i “Besa trans” u përflak në autostradën “Struma” në Bullgari, teksa ktheheshin nga Turqia.

Marketing
Exit mobile version