Stuhia tropikale Seroha në bregun perëndimor të Australisë shkatërroi një numër të madh shtëpish dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike.
Cikloni tropikal goditi brigjet e Australisë Perëndimore, në jug të qytetit turistik Kalbarri, me erë deri në 170 kilometra në orë, sipas zyrtarëve.
Rreth 70 për qind e banesave në qytetin Kalbarri, një qytet me 1.400 banorë, u dëmtuan, tha shefi i Shërbimit Zjarrfikës dhe të Urgjencës, Darren Klemm. Sipas tij, rreth 30 për qind e objekteve pësuan “dëme të konsiderueshme”.
Qytetet e tjera bregdetare pësuan më pak dëme. Ciklone të tilla të fuqishme janë të rralla në Australinë subtropikale.
I gjithë Kalbarri u godit nga cikloni, tha menaxheri lokal i shërbimit të urgjencës shtetërore, Steve Cable. U rrëzuan disa shtylla të energjisë dhe pemë, kurse një numër i madh i shtëpive mbetën pa çati.