Era e fortë në Shkup ka bërë që të rrëzohet një dru afër “Universitetit Europian” në Shkup.
Druri i rrëzuar ka rënë mbi një grua.
Në terren kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta largojnë drurin dhe me ndihmë të shpejtë guraja është dërguar në spital.
Gruaja rreth të pesëdhjetave, që u lëndua është jashtë rrezikut për jetën, ka konfirmuar për MIA-n, dr. Dragan Panov nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.
Ekipi ynë me ndihmën e zjarrfikësve e nxori jashtë. Ajo nuk kishte lëndime të dukshme të jashtme. Ajo u ankua për dhimbje të shpinës dhe trupit, pas së cilës u dërgua në një klinikë për vëzhgim. Duhet të bëhen analiza për të parë nëse ka ndonjë frakturë, deklaroi Panov.
Qendra për Menaxhimin e Krizave ka bërë të ditur se për shkak të erës së fortë, pasditen e sotme ka rënë pemë në disa lokacione përreth kryeqytetit të vendit.