Erëra të fuqishme deri në 290 km/h, cikloni Zelia godet Australinë

Një ciklon i fortë tropikal Zelia po godet bregun veriperëndimor të Australisë dhe ka të ngjarë të zbresë në tokë herët në mbrëmjen e së premtes. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se stuhia përbindësh ka ngritur shqetësim të madh për Australinë Perëndimore, pasi pritet të sjellë erëra shkatërruese dhe përmbytje në rajonin që është shtëpia e porteve dhe minierave që janë vendimtare për ekonominë globale.

Marketing

Port Hedland është qyteti më i madh që pritet të goditet nga stuhia dhe gjithashtu porti më i eksportit të mineralit të hekurit. Erërat e forta mund të shtrihen në zona të tjera përgjatë bregdetit, dhe në brendësi në zona të tilla si Marble Bar, Tom Price dhe Paraburdoo.

Edhe nëse Zelia nuk godet drejtpërdrejt qytetet, mund të shkaktojë shumë dëme. Byroja e Meteorologjisë parashikon erëra të qëndrueshme jashtëzakonisht të rrezikshme me shpejtësi rreth 205 kilometra në orë dhe erëra akoma më të fuqishme, me shpejtësi 290 km/h, që mund të rrafshoijë shtëpitë, pemët, linjat e energjisë dhe infrastrukturën.

Ky është një ciklon i kategorisë së pestë, i cili është më i ashpëri i mundshëm sipas shkallës aktuale. Por ndërsa ndryshimi i klimës përkeqësohet, autoritetet mund të kenë nevojë të shtojnë një kategori tjetër në shkallë.

Stuhia ka detyruar portet në rajon të ndalojnë operimet. Port Hedland, një nga portet më të mëdha të mineralit të hekurit në botë, u mbyll të mërkurën. Porti Dampier, i cili përdoret nga Rio Tinto, dhe Porti i ishullit Varanus, i cili përdoret si një qendër përpunimi për naftë dhe lëndë djegëse të tjera është mbyllur të enjten pasdite.

Stuhia pritet të zbresë në tokë midis qyteteve Karratha, ku jetojnë rreth 22,000 njerëz, dhe Port Hedland, i cili ka rreth 16,000 banorë. Rrugët kryesore në rajon janë mbyllur që nga e enjtja, si dhe dyqanet, parqet kombëtare dhe dhjetëra shkolla.