Një person ka ndërruar jetë dje në Prishtinë, pasi si pasojë e erërave të forta ishte rrëzuar një lis.
Policia raporton se dje si pasojë e erërave të forta, është rrezuar një pemë-lis dhe si pasoj dyshohet se ka zënë viktimën, punëtor i një autoservisi.
Viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.
“Raportohet se si pasoj e erërave te forta, është rrezuar një peme-lis dhe si pasoj dyshohet se ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi. Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”.