Gjigantët gjermanë tashmë kanë kontaktuar me objektivin e Real Madrid dhe Manchester United.
Sipas Sport1, Christian Eriksen është i gatshëm që të transferohet në Bayern Munich, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mesfushori sulmues pritet të largohet nga Tottenham pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Real Madrid dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar që t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit në fjalë.
Sidoqoftë Sport1 pretendon se gjigantët e Bundesligës tashmë ia kanë arritur qëllimit të tyre.