“Eris” – varianti i ri i Covid-19 po përhapet në mbarë botën

Një variant i ri i Covid-19 është përcaktuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar si i ulët.

Marketing

Varianti, i njohur si EG.5 ose “Eris”, lidhet me një nënvariant të Omicron të njohur si XBB.1.9.2 dhe po përhapet globalisht, përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën dhe SHBA..

Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë. Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik nga EG.5 vlerësohet si i ulët në nivel global.

Deri më sot, nuk ka pasur ndryshime në ashpërsinë e sëmundjes.

“Ndoshta do të shkaktojë më shumë raste infektimesh dhe të gjitha problemeve që sjell kjo gjë – si më shumë shtrime në spital ose Covid të zgjatur– por nuk ka asnjë arsye për momentin që të mendohet se do të jetë më keq se valët e mëparshme të këtij viti. Vaksinimi mbetet mbrojtja jonë më e mirë kundër valëve të ardhshme të Covid-19, kështu që është e rëndësishme që njerëzit të bëjnë të gjitha dozat sa më shpejt të jetë e mundur”, tregoi për Guardian Christina Pager, një profesoreshë në University College London.

Gjithsesi, kujdesi nga ana jonë duhet të jetë gjithmonë i pranishëm.