Erjola bën gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia, ndërhyn Romeo

Një nga situata më “pikante” mbrëmjen e djeshme në spektaklin e BBV kishte si protagoniste Erjola Doçin dhe Romeo Veshajn, pasi sipas Gracianos, dyshja ka pëlqim për njëri-tjetrin. Madje balerini shtoi se aktori i ka shkruar më parë Erjolës në Instagram, por kjo u mohua kategorikisht nga dyshja.

Marketing

Pas spektaklit, Erjola bëri gati valixhen për të lënë shtëpinë, por u ndalua nga banorët e tjerë.

Graciano: Ua do ikësh ëë? Doli e vërteta? Mos ik, pse vendos kështu? Më vjen shumë keq lali, një person që është me të vërtetën dhe të drejtën nuk ka nevojë.
Erjola: Do të të përgjigjem nga studio.
Graciano: Pse kaq e dobët je ti? Pse po e bën këtë gjë? Lali nuk e doja unë këtë gjë, po thosha thjesht një të vërtetë.
Egla: Erjola përballoje!
Romeo: Mos u ndiko nga plehra. Mos dil për plehra. Çfarë po bën moj?
Egla: Erjola mos dil për të. Unë e di që ti del, por mos e bëj. Edhe 10-15 ditë kanë ngelur.
Romeo: Po i jep të drejtë tij.
Erjola: Unë e kam hequr mikrofonin o me zarf të zi o vetë.
Egla: Po ti the tënden, pse intimidohesh?
Juli: Nuk del dot ti. Pa folur me mua ti s’ke për të ikur.
Erjola: Po ik mo nuk do rri me presionet e tua për 10 mijë eurot e qelbura në finale. Po ikë se latë kokrën e namit, kam fytyrë, kam këllqe.
Egla: Po ike ti do iki dhe unë.
Juli: Cila është arsyeja pse po ikën ti?
Erjona: Nuk duroj presion këtu kaq.
Juli: Ku ke ardhur këtu në llixha?
Erjola: Eee nuk e përballokam dot.
Juli: Në qoftë se ikën do i japësh të drejtë atij.
Erjola: Do e jap përgjigjen nga studio.

Marketing