Erkan Arifi përkujtoi ish kreun e Likovës, Vaid Saiti

Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi përkujtoi sot ish kreun e kësaj komune Vaid Saiti. Arifi në një vjetorin e vdekjes së ish kreut Saiti vendosi kurora me lule tek varri i tij.

Marketing

Postimi i plotë:

– Në 1 ( një ) vjetorin e ikjes nga botë, të Ish Kryetarit të Komunës së Likovës, z. Vaid Saiti, Kryetari aktual, z. Erkan Arifi, në prani të familjarëve të të ndjerit, vendosi kurora me lule tek varri tij.

– Vaid Saiti, jo vetëm për banorët e komunës tonë, por edhe më gjërë do të mbetet për jetë të jetëve i pa harrueshëm – i pa vdekshëm, pasi ai përveç se vendosi themelet e komunës, ka dhënë kontribut shumë të madh në zhvillimin e shoqërisë, e posaçërisht gjatë hapjes së Universitetit të Tetovës.

– E nderuara familje Saiti, jo vetëm ju, por e gjithë komuna gjithmonë do jemi faqebardhë e krenar me veprat e tij, pasi ai edhe pse më nuk është me ne fizikisht e sigurtë shpirti i tij çdoherë do jetë në parajsë, meriton respekt e vlerësim maksimal nga të gjithë pa dallim.

Marketing