Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune në Likovës Erkan Arifi kanë realizuar takim me banorët e fshatit Vaksincë, njofton Aktuale.mk
Arifi në Facebook ka shkruar:
Mbrëm bashkë me deputetin e zonës z.Berat Ajdari, vizituam banorët e f.Vaksincë, me të cilët biseduam për projektet e realizuara në të mirë të të gjitha vendbanimeve të kësaj ane si dhe për projektet që do të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme.
Ajo që gëzon më tepër është se në këtë bashkëbisedim u shpalosen idetë për projektet që duhet realizuar më tej.