Erkan Arifi: Shkolla “Rilindja” gati për rikthimin e nxënësve 

Ka përfunduar edhe lyerja e klasave në SHFK Rilindja. Këtë lajm të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e ka dhënë kryetari Erkan Arifi nëpërmjet profilit të tij në Facebook. Së bashku me banorët të cilët kanë ndihmuar në disa sfera gjithçka është e mundur dhe në të mirë të shoqërisë.

Marketing

Pas rekonstruimit të nyjeve sanitare në ( 3 ) tre objektet e SH.F.K. ” Rilindja “, përfundimit të nxemjes qendrore, ndrrimit të gjitha dritareve dhe derës së hyrjes tek shkolla qendrore, furnizimit të ( 6 ) tabelave të mençura – smart, rregullimin e oborrit te shkolla periferike Llojan, këtyre ditëve para fillimit të vitit të ri shkollor 2021 / 2022 me prani fizike, përfunduan edhe punimet e lyerjes së klasave tek shkolla qendrore.

Duhet cekur se në këtë shkollë edhe vet banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë, përmes shoqatave e tjerë, kanë kryer punë si psh. ndërrimin e dyerve te shkolla qendrore, lyerje të disa klasave, izolim të shkollës periferike në Vaksincë, sigurim të karrikave e bankave e tjerë, për çka komuna, drejtoria dhe stafi i shkollës i falemenderojn për kontributin e dhënë.