Ermal Mamaqi prezanton filmin e ri, pjesë e tij edhe vajza e Ilir Shaqirit

Ermal Mamaqi prezantoi se ka nisur nga puna për xhirimin e projektit të tij më të ri, një film dramatik.

Marketing

“Miq, ju prezantoj me projektin më të ri: “Të Munguarit”, një film framatik që nisi xhirimet sot për të ardhur në Kinema në të gjithë Europën në tetor.” – shkruan ai në një postim me foto nga skenat e xhirimeve.

Nisur nga fotot, duket se pjesëmarrëse do të jetë vajza e Ilir Shaqirit, Emily.

Mamaqi, i shkëputur nga televizioni prej pak kohësh, i është përkushtuar edhe më parë fushës së kinemasë. Në vitin 2021 ai publikoi serialin “H.O.T”, ndërsa më parë ka qenë aktor dhe producent në filma si “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja” , ndërsa aktor në “Femrat”, “Shtatë ditë” etj.