Ermonela Jaho mahnit Barcelonën, mediat: Është një zë i shkëlqyer

Vepra ‘Turandot’ e Giacomo Puccini është vendosur në skenën e Operas së Barcelonës nga një grup artistësh, midis tyre edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho. Performanca e Jahos ka qenë e një niveli shumë të lartë dhe kjo është raportuar në mediat spanjolle.

Marketing

‘El Espanol’ shkruan për sopranon shqiptare: “Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të na emocionoje. Ajo është një artiste e kompletuar, e cila të bën të dorëzohesh përpara pianisimo-ve të saj (akute) dhe besueshmërisë në regjistrin e ulët. Ajo qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë e saj muzikore kombinohen me përbindëshin aktrues perbrenda saj. Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në shkëmbimin e parë. Kjo ishte arsyeja pse hyrja e saj e parë qiellore, në fillim të veprës, u vlerësua nga publiku. Kjo është arsyeja pse vdekja e saj, në aktin e tretë, ishte prekese. Jaho është, pa dyshim, një nga ata zërat e shkëlqyer që hedhin magjinë e vetë mbi ajrin magjik që rrjedh në kutinë e bukur skenike të Liceu, një teatër që krenohet të kërkojë dhe tërheqë zerat më të mire ndërkombëtare të momentit. Mision i kryer”.

Edhe ‘El Pais’ ka të njëjtin vlerësim për Jahon: “Por ajo që përbën një hap gjigant në evolucionin e të kënduarit është mrekullia e quajtur Ermonela Jaho. Sopranoja shqiptare impresionoi publikun sapo këndoi pianissimo-n e saj të parë”.

Marketing