Erolind Krasniqi për herë të parë ftohet te Kosova U21

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees është duke përpiluar listën për ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Marketing

Nees për herë të parë te Kosova U21, e ka ftuar mesfushorin ofensivë, Erolind Krasniqi.

Lista e Kosovës U21 ende nuk është publikuar, mirëpo klubi i kosovarit, Rot-Weiss Essen ka konfirmuar ftesën për Erlindin.

“Erlind Krasniqi do shfaqet në shtetin e prindërve pas dy jave. Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Michael Nees e ka ftuar 21-vjeçarin për kualifikimet në Kampionatin Evropian kundër Shqipërisë U21”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, edhe drejtori sporti i RËE, Jorn Nowak është ndjerë i lumtur me këtë ftesë të Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur për nominimin e Eros me skuadrën. Fakti që ka arritur që të shihet nga Kosova është ndër i madh për të dhe Rot-Weiss Essen. Ngase nuk ka pushim internacional, Ero do mungojë në ndeshjen ndaj Lotte. Sidoqoftë, jemi të bindur se do fitojë eksperiencë të madhe dhe i urojmë suksese në udhëtim”, nënvizoi ai.

https://twitter.com/rot_weiss_essen/status/1455819075582668802?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1455819075582668802%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button