Eroll Rexhepi merr drejtimin e nëndegës më të madhe të Lëvizjes Demokratike në Çair

Lëvizja Demokratike (LD) ka formuar nëndegën e saj më të re, të emëruar “Adem Jashari”, në Çair të Shkupit. Manifestimi për zyrtarizimin e kësaj nëndege u shoqërua me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke e bërë që ky organizim të ngjajë më shumë me një tubim madhështor sesa me një proces të zakonshëm strukturimi.

Marketing

Në kuadër të këtij organizimi, për kryetar të nëndegës “Adem Jashari” u zgjodh Eroll Rexhepi nga lagjja Serova, i cili pritet të udhëheqë strukturën e re drejt fuqizimit të mëtejshëm të LD-së në këtë zonë.

Masiviteti i këtij manifestimi konsiderohet tregues i mbështetjes në rritje për Lëvizjen Demokratike në Çair dhe i përfshirjes së gjerë qytetare në zhvillimet e reja politike.