Escobar në Kosovë, takohet sot me Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar sot takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Marketing

Escobar dhe Osmani do të takohen në orën 09:00, kurse për media do të deklarohen në orën 10:00.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Escobar takohen në orën 10:20.

Po ashtu, takimi i Escobar dhe kryeministrit Kurti mbahet në orën 11:00.

Kjo vizitë e Escobar i paraprin takimit të nesërm të palës së Kosovës dhe Serbisë në Ohër për marrëveshjen e planit evropian.