Escobar: Tensionet në Veri kanë potencial për t’u bërë konfrontim rajonal

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Washingtoni zyrtar është shumë i shqetësuar, pasi që ajo që po ndodh në veri ka potencial për t’u shndërruar në një konfrontim rajonal.

Marketing

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo ka potencialin që të bëhet një konfrontim rajonal. Prandaj ne po mbështesim shumë përpjekjen evropiane. Aspiratat e vendeve janë për t’u bërë pjesë e Evropës. Si përkrahës kryesor të Kosovës, ne duam ta shohim pjesë të NATO,-s BE-së”, tha ai.

Në hyrje të një interviste për Atlantic Council ka folur edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se fakti që janë në një intervistë të tillë bashkë tregon se Washingtoni dhe Brukseli janë bashkë.

Lajcak ka thënë se po qëndron në Washington për të pasur një seri takimesh dhe për të diskutuar hapat e radhës.