ESH : Komunat me shumicë shqiptare i prijnë listës së komunave me shtim pozitiv të popullsisë, ato me shumicë maqedone me shtim negativ të popullsisë

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, lëvizja natyrore e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte negative në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Marketing

Numri i lindjeve të gjalla ishte prej 4.185, një ulje prej 4,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Numri i vdekjeve ishte prej 5.028 persona, apo një ulje prej 1,5%në krahasim me të njëjtin

tremujor të vitit paraprak.

Shtimi natyror është negativ – 843 që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

Por shikuar në nivelin komunal, ka nuanca që vlen të theksohen.

10 komunat e para për nga shtimi pozitiv popullsisë, 8 prej tyre janë me shumicë shqiptare, respektivist:

Çairi +69

Saraji +63

Tetova +54

Studeniçani +49

Haraçina +37

Likova +31

Zhelina +27

Çashka +17

Shuto Orizarja, ku romët përbëjnë 44% të popullatës dhe shqiptarët 35% poashtu ka shtim poztiv prej 17. Çuçer Sandeva me shtim pozitiv prej 15 është e vetmja komunë maqedone në top dhjetëshen e komunave me shtim pozitiv të popullsisë.

Ndërsa në spektrin e kundërt, 9 prej 10 komunave me shtimin më të lartë negativ të popullsisë janë me shumicë maqedone, respektivisht:

Manastiri -126

Kisella Voda -77

Prilepi -74

Shtipi -56

Koçani -55

Ohri -51

Velesi -48

Sveti Nikolla -44

Dellçeva -38

Këtu bën përjashtim vetëm Kërçova me shtim negativ prej -50. Kërçova është me shumicë shqiptare prej 53%.