ESHS: Nën pragun e varfërisë në RMV në vitin 2020 kanë jetuar 451.900 qytetarë

Numri i qytetarëve të cilët kanë jetuar nën pragun e varfërisë në vitin 2020 ka qenë 451.900 qytetarë thonë tëdhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë.

Marketing

Enti shtetëror i statistikës në bazë të të dhënave nga Sondazhi për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, i cili është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, bën përllogaritjen e varfërisë për vitin 2020. Përllogaritjet themelore për varfërinë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 % nga të ardhurat mesatare ekuivalente.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2020, shkalla e personave të varfur në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 21.8%. Duke analizuar sipas llojeve të amisërive, shkalla e varfërisë të amvisërive të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë gjatë vitit 2020 është 20.7 %. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 7.9 %, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7.0 %. Koeficineti i Xhinit (masa për shpërndarjen e pabarabart e të ardhurave) është 31.4 %.