ESHS: Paga mesatare për muajin gusht është 36.390 denarë

Neto paga mesatare për një të punësuar në vend, në gusht të këtij viti, është 36.390 denarë (591 euro), që është 14,2 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Kjo rritje ka të bëjë, para së gjithash, si pasojë e rritjes së pagës së paguar neto mesatare mujore për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (21,6 për qind), Arsimi (17,5 për qind) dhe Ndërtimtaria (16,5 për qind).

Marketing

Rritja e pagës neto të paguar mesatare mujore për punonjës, krahasuar me një muaj më herët, është vërejtur në sektorët: Minierat dhe guroret (3,8 për qind), Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (3,3 për qind) dhe Objektet akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (2,3 për qind).
Bruto paga mesatare e paguar mujore në gusht të këtij viti ishte 54.595 denarë (888 euro).