ESHS: Rroga mesatare në mars 24.590 denarë

Neto-rroga e paguar mesatare mujore në mars të këtij viti në vend ka qenë 24.590 denarë dhe është për 3,8 për qind më e lartë se në mars të vitit të kaluar, tregojnë rezultatet e Entit shtetëror për statistikë.

Marketing

Rritja e tillë, potencojnë nga ESHS, ka të bëjë falë, para së gjithash, rritjes se neto-rrogave në sektoret “Veprimtari në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale (11.4 përqind), bujqësi, pylltari dhe peshkim (8.2 për qind) dhe transport dhe deponim (7.8 për qind).

Rritje e neto-rrogës për një të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit (9,5 për qind) informata dhe komunikime (8,5 për qind) dhe xehtari dhe nxjerrjen e gurit (6.0 për qind).

Sipas të dhënave të ESHS-së, megjithatë bruto-rroga e paguar për një të punësuar në mars të vitit 2019 ka qenë 36.476 denarë.