Është djegur serveri kryesorë i Fondit për Sigurim Shëndetësor?!

Për shkak të problemeve në serverin kryesor të Fondit për sigurim shëndetësor, sot shfrytëzuezit nuk do të mund të marrin receta. Sipas informacioneve të “Republika” serveri me shumë mundësi është djegur.

Marketing

Nga zyra e Fondit për sigurim shëndetësorë kanë konfirmuar se mbrëmë ka pasur një problem me serverin, për të cilin ende po punohet. Nuk funksionon as fondi kryesorë republikan, as njësitë tjera rajonale.

Po punohet që problemi sa më shpejtë të zgjidhet, por nuk dihet saktë kur qytetarët do të mund përsëri ta nxjerin recetë.