Është e mundur ulja e çmimeve për roaming në Ballkanin Perëndimor në korrik të këtij viti

Nëse arrihet marrëveshje deri në prill të vitit 2019, që në korrik do të mund të fillojë ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa nuk do të paguhej fare që nga viti 2021, porositën sot në Bruksel, sekretarja e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (KRB) Majlinda Bregu, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në raundin e dytë të bisedimeve për marrëveshje të re rajonale për roaming.

Marketing

“Nëse duam që njerëzit ta shohin ndikimin e vërtetë të orvatjeve tona për promovim të bashkëpunimit rajonal, atëherë këtë marrëveshje duhet ta nënshkruajmë që në prill”, deklaroi Bregu.

Shtoi se BE-së i nevojiten dhjetë vite që ta vendos konceptin “roaming si në shtëpi”, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ambicje dhe inkurajim që këtë ta përfundojnë për dy vite e gjysmë.

“Vlera e marrëveshjes së re rajonale qëndron në faktin se do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe momental dhe do të sjellë mbrojtje për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”; tha Bregu.

Maqedonia në mënyrë aktive merr pjesë në bisedimet që kanë filluar që para dy viteve në organizim të KRB-së, trup operativ i vendeve-anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropës Juglindore.

Marketing