Një shtetas holandez, 25-vjeçar, i cili u raportua i zhdukur në malin Pelister, është shpëtuar nga ekipi për reagim të shpejtë për shpëtim në male në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMS), njofton Sloboden Peçat.
Siç është raportuar nga SSO, në zyrën e tyre rajonale në Manastir, sot në orën 13:35 pasdite arriti raport për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, AA (25) nga Hollanda, i cili u drejtua nga fshati Nizhopole drejt Liqenit të Madh të Pelisterit.
“Pas gjetjes së vendndodhjes së personit të zhdukur, ekipi për reagim të shpejtë për shpëtim në male, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, doli në terren, dhe në orën 15:10 e gjeti personin sipër fshatit Nizopole, me një dëmtim të lehtë të gjurit. Pasi u mjekuan plagët ekipi për reagim të shpejtë për shpëtim në male transportoi personin në Manastir, ku edhe është i vendosur”, tha DMS në një deklaratë.