Ribalanci i buxhetit është përgjigje ndaj krizës, por nevojitet konsolidim më i madh i shpenzimeve aktuale që të mos ndikojë në favor të inflacionit, vlerëson Finance Think dhe apelon nevojën për mjete në këtë buxhet të rreth 900 milionë euro, nga të cilat rreth 700 milionë euro deficit aktual, të përballohen kryesisht nga burime të huaja, për t’i dhënë mbështetje më të madhe rezervave valutore, kryesisht nga kreditorët koncesionar.
Sipas Finance Think, parashikimet makroekonomike të rishikuara në ribalancin, 3.2 për qind rritje e BPV-së për vitin 2022 dhe 7.2 për qind rritje e kostos së jetesës, janë optimiste.
“Norma e parashikuar e rritjes është në kufirin e sipërm me perspektiva të konsiderueshme për të qenë më të ulëta, ndërsa norma e parashikuar e inflacionit është në kufirin e poshtëm me perspektiva të konsiderueshme për të qenë më të larta. Në terma nominalë, duke marrë parasysh rritjen reale të BPV-së dhe rritjen e çmimeve që shërben si bazë për vlerësimin e të ardhurave buxhetore, projeksioni për rritjen e tyre aktualisht është i saktë dhe kryesisht për shkak të rritjes së çmimit që kontribuon më shumë në rritjen e të ardhurave nga TVSH-ja. . Buxheti suplementar parashikon zgjerimin e deficitit buxhetor në 5.3 për qind të BPV-së dhe në kushte të ngadalësimit të mëtejshëm të rritjes së BPV-së, ai do të tejkalohet. Edhe pse rrethanat e krizës mund të jenë
justifikimi për shpenzime më të larta buxhetore dhe rritje të borxhit publik, sido që të jetë konteksti aktual është
shumë ndryshe nga ajo në pandeminë 2020, analizon Finance Think.
Tashmë, shton ai, ngadalësimi i rritjes shoqërohet me presione të theksuara çmimesh, të shkaktuara kryesisht nga zhvillimet globale.
Në të kaluarën, Finance Think vlerësonte se deri më tani nuk ka pasur faktorë të brendshëm për inflacionin, pra presione të çmimeve nga ana e kërkesës.
Por, siç thekson ai, veçanërisht shqetësuese është rritja e shpenzimeve për subvencione dhe transfere prej 40.5 për qind në raport me projeksionin fillestar, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme arsyetohet me subvencionimin e konsumit të energjisë.
Sipas analizës, ulja e investimeve kapitale të planifikuara është lëvizje e pritshme dhe skemë e përshtatjes së buxhetit me çdo ribalancim të dekadës së kaluar. Nuk lidhet me krizën dhe rrethanat e ndryshuara, por me planifikimin fillestar joreal të shpenzimeve kapitale.
Lidhur me rekomandimin që nevoja për rreth 900 milionë euro të plotësohet kryesisht nga burime të huaja, Finance Think thekson se kjo do të kishte dy synime kryesore: uljen e kostos së huamarrjes në kushtet e shtrëngimit të kushteve në tregjet private dhe pranimin e një mekanizmi të caktuar të jashtëm përmes të cilit do të sigurohet konsolidimi i mëtejshëm i financave publike dhe do të kontrollohet plotësimi i presioneve të çmimeve që mund të ushtrojë buxheti nëpërmjet shpenzimeve aktuale.