Me hyrjen e Rusisë në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, kryebashkiaku aktual i Kievit, Vitali Klitschko, ka konfirmuar se do të luftojë në mbrojtje të vendit të tij.
“Është tashmë një luftë e përgjakshme”, tha Klitschko në emisionin “Mirëmëngjes Britani” të ITV. “Nuk kam zgjidhje tjetër. Unë duhet ta bëj këtë. Unë do të luftoj.”
50-vjeçari Klitschko, i cili u bë kryetar bashkie në vitin 2014, ishte një figurë kryesore në protestat kundër lidhjeve më të ngushta me Rusinë.
Klitschko, një boksier i Hall of Fame, tani është thirrur për të mbrojtur Ukrainën dhe Kievin, së bashku me vëllain e tij Wladimir, gjithashtu një ish-kampion i peshave të rënda dhe Hall of Famer.
Wladimir, 45 vjeç, u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës në Kiev këtë muaj ndërsa Rusia filloi të kërcënonte me një pushtim.