Është një prej femrave më të fuqishme në botë, por Merkel blerjet në market i kryen vetë!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel njihet si një ndër femrat më të fuqishme në gjithë botën.

Marketing

Padyshim se vendimmarrja e saj e ka bërë atë edhe prej figurave më të dashura për të gjithë njerëzit.

Por pavarësisht se përfaqëson një prej shteteve të më të ngritura, Merkel asnjëherë nuk ka larguar thjeshtësinë e saj.
Shpesh herë e ka dëshmuar këtë, madje edhe në bashkëbisedime me njerëz kudo që ka qenë.

Këtë herë ajo është fotografuar në një market në Gjermani, duke kryer disa blerje, transmeton Indeksonline.
Sigurisht se jo në çdo rast njerëzit kanë shansin ta takojnë nga afër Merkelin, por këtë herë disa prej tyre patën mundësinë.