Është privatizuar parcelë e spitalit të Tetovës, alarmon drejtori Ilir Demiri

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri, sot ka ngritur akuza ndaj ish-udhëheqësve të Komunës së Tetovës. Ai tha se ish-kryetari i Tetovës, pa mos e përmendur me emër, ka privatizuar një parcelë dhe një pjesë të rezervave të naftës së spitalit.

Marketing

Demiri tha se udhëheqësia e kaluar e Komunës së Tetovës (ish-kryetari dhe shefi i kabinetit të tij), kanë tentuar që të privatizojnë edhe pjesë tjera të spitalit. “Kjo parcelë që e shihi ju, është e privatizuar nga ish-kryetari i komunës dhe shefit të kabinetit të kryetarit të komunës. I keni edhe vijat që janë privatizu, e që janë matur me gjeodezi. Problemi është që kanë privatizuar edhe një pjesë të rezervareve të naftës, që janë mbi 50 vite në shfrytëzim dhe pronë e spitalit. Këto njerëz që merren me mafian urbane kanë tendencë të privatizojnë deri te lumi pronën e spitalit.

“Dua ta informojmë qytetarët me tendencat që ndodhin, ndërsa ju gazetarët do të merrni informacione tjera se kush janë ata. Unë nuk dua të përmendi emra dhe nuk dua të lejoj që spitalit t’i pengohet qasja në rrugën “Bllagoja Toska””, tha mes tjerash drejtori Ilir Demiri.

Marketing