Rreth orës 13:30 është shuar zjarri mbi fshatin Budinarci, i cili sërish u ndez sot rreth mesditës.
Kryetari i Komunës së Berovës, Xvonko Peqevski konfirmoi se para se të lokalizohet, ka arritur afër pikes së parë për ujë. Siç sqaroi, epilogu i këtillë ka qenë i pritur, për shkak se ka pasur numër të madh të ekipeve në përballjen me stihinë e zjarrit.
“Aksioni përfundoi me sukses rreth orës 13:30, të gjithë të cilët morën pjesë, dhanë kontributin e tyre. Këtu ishin zjarrfikësit austriakë të cilët më së shumti ishin evaluuar në tërë aksionin, krahas të tjerëve. Qëllimi ynë ishte ta shpëtojmë fshatin Budinarci, sepse zjarri ishte mjaft afër fshatit. Për momentin nuk ka rrezik nga përhapja e tij”, tha kryetari I Komunës.
Ekipet edhe më tej janë në terren dhe do ta mbikëqyrin situatën në rast të mos përsëritet gjendja e mesditës.