Është ulur numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri në qershor të këtij viti në raport me qershorin e vitit të kaluar shënon ulje për 2,8 për qind, ndërsa për gjashtë muaj prej fillimit të vitit është vërejtur rënie prej 0,1 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Marketing

Numri i punëtorëve në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve në qershor të vitit 2019, në raport me qershorin e vitit 2018, shënon rënie prej 1,9 për qind, në sektorin Industrinë përpunuese rënie prej tre për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 0,5 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në qershor të vitit 2019, në krahasim me qershorin e vitit 2018, shënon rritje tek Prodhimet kapitale për 3,7 për qind, përderisa rënie shënon tek Energjia për 1,3 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,5 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për pesë për qind dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 5,1 për qind.