Eskalon Bërnabiq – godet mikrofonin në parlament (VIDEO)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka eskaluar krejtësisht sot në Kuvendin e Serbisë ku po diskutohej ashpër mes pozitës e opozitës serbe.
Ajo në një moment ka humbur krejtësisht kontrollin duke bërtitur “turp ju qoftë” dhe duke goditur mikrofonin me gjithë forcën.

Marketing

Kjo ka bërë që video të shpërndahet në rrjetet sociale e të mos mungojnë as shakatë të drejtuara kah ajo.

Një këngëtare serbe, Seka Aleksiç ka komentuar videon duke shkruar me ironi se ajo reagon në këtë formë kur i vendosin produktin e gabuar në hamburger.

Në anën tjetër, kohëve të fundit në Serbi ka pasur përplasje të ashpra midis pozitës dhe opozitës.