Vserlo dhe Ola janë dy banorët e rinj të Big Brother VIP Albania që u futën në këtë format të shtunën.
Këngëtari ka ndezur shtëpinë që në hyrje duke shkaktuar debate me shumë nga banorët.
E së fundmi pati edhe një përplasje me Olën, me të cilën ishte duke qëndruar në një pjesë të oborrit.Derisa po hidhnin fjalë në drejtim të njëri-tjetrit, ku Vserlo i thotë se ka hyrë vetëm për të bërë reklama në Instagram, banorja u tregua e ashpër.
Ajo në një moment ia hedh një shishe plastike me ujë në kokë konkurrentit të këtij formati.
Ndonëse akuzat vazhduan, pati reagime të shumta rreth këtij veprimi të Olës.