AS Saint-Etienne nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligue 2 në Francë.
Kjo skuadër pësoi sonte humbje nga Auxerre pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja u mbyll baras 1:1.
Falë fitores së arritur, Auxerre siguroi rikthimin në elitën e futbollit francez, teksa humbje e dërgon Saint-Etiennen një kategori më poshtë.
Tifozët e Saint-Etienne nuk kanë mundur ta pranojnë humbjen dhe rënien nga Ligue 1.
Pas përfundimit të ndeshjes, ata pushtuan fushën dhe filluan sulmet ndaj ekipit që ata përkrahin.
Nga pamjet e publikuara, shihet se ata sulmuan edhe me fishekzjarre drejt pankinës.
https://twitter.com/Site_Evect/status/1531001854083190784?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Feskalon-situata-ne-ligue-1-tifozet-sulmojne-ekipin-e-tyre-pas-renies-nga-elita-e-futbollit-francez-0%2F