Ballina Sport Eskalon situata në Ligue 1, tifozët sulmojnë ekipin e tyre pas rënies...

Eskalon situata në Ligue 1, tifozët sulmojnë ekipin e tyre pas rënies nga elita e futbollit francez

AS Saint-Etienne nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligue 2 në Francë.

Marketing

Kjo skuadër pësoi sonte humbje nga Auxerre pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja u mbyll baras 1:1.

Falë fitores së arritur, Auxerre siguroi rikthimin në elitën e futbollit francez, teksa humbje e dërgon Saint-Etiennen një kategori më poshtë.

Tifozët e Saint-Etienne nuk kanë mundur ta pranojnë humbjen dhe rënien nga Ligue 1.

Pas përfundimit të ndeshjes, ata pushtuan fushën dhe filluan sulmet ndaj ekipit që ata përkrahin.

Nga pamjet e publikuara, shihet se ata sulmuan edhe me fishekzjarre drejt pankinës.

Exit mobile version