Eskilstuna, qyteti suedez ku lypësi duhet të ketë licencë

Duhet të paguash për të kërkuar lëmoshë. Është kjo taksa e re që ka vënë administrata e Eskilstunas, një qytet në perëndim të Stokholmit, në Suedi, ku do të jetë e nevojshme një licencë për të kërkuar para në rrugë.

Marketing

E vlefshme deri në 3 muaj, autorizimi që kushton rreth 23 euro, mund të merret duke plotësuar një formular (online ose personalisht në stacionin e policisë) dhe duke prezantuar një dokument identifikimi. Kush do të kapet pa këtë licence rrezikon një gjobë deri në 375 eruo.

Jimmy Jansson, këshilltar komunal socialdemokrat, ka pranuar që programi, që ka hyrë në fuqi në 1 gusht, pas pothuajse 1 viti referimesh ligjore, ka për qëllim të ‘burokratizojë’ lypjen, duke u përpjekur t’ ja bëjë më të vështirë kërkimin e lëmoshës endacakëve.

‘Të shohim ku do të na çojë kjo gjë’, ka thënë Jansson për mediat lokale, duke shtuar që sistemi i autorizimit do të ndihmojë, që personat e pastrehë dhe të tjerë që lypin, të vihen në kontakt me autoritetet lokale, në mënyrë të veçantë me shërbimet sociale.