Eskobar: Emra tjerë nga Maqedonia e Veriut në listën e zezë amerikane

I dërguar special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka njoftuar se në listën e zezë amerikane do të ketë emra të rinj nga Maqedonia e Veriut. Ai thotë se për të gjithë rajonin, korrupsioni është një problem i madh dhe ai është i lumtur që procesi i pranimit në BE e vendos sundimin e ligjit në qendër të kërkesës për hyrje.

Marketing

GABRIEL ESCOBAR, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata e Bidenit, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është shumë i dëmshëm për shoqëritë. Ne nuk mund të shpallim sanksione, por sigurohuni që do të ketë emra të rinjë në lista të zeza”.

I pyetur në një intervistë pë “360 gradë” në lidhje me opozitën, Eskobar thа se nuk ka ardhur në vend për t’i treguar liderit të opozitës së VMRO-DPMNE Hristijan Mickoskit se çfarë të bëjë apo t’i diktojë kushte, por se dëshiron t’ia bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara i zgjedhin si partner në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën.

GABRIEL ESCOBAR, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Unë nuk erdha këtu për t’u treguar njerëzve se si të votojnë. Unë nuk kam ardhur këtu për t’u treguar njerëzve se si të formojnë qeverinë. Ne nuk e bëjmë këtë me aleatët tanë të NATO-s. Ajo që ne bëjmë është që ne vendosim pritshmëri. Nga njëra anë, i përcolla të njëjtin nivel të entuziazmit që dua t’ua përcjell qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që është se e ardhmja e Evropës Jugore është në Bashkimin Evropian. Është një e ardhme në të cilën ky rajon do të kontribojë ndjeshëm në rritjen e Evropës dhe në këtë mënyrë do të kontribojë në ekonominë tonë. Në këtë kuptim ka mundësi të mëdha që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE”.

Eskobar thotë se nuk i takon SHBA-ve të përcaktojnë nëse zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja, por qytetarëve dhe shpreson se ata ta kuptojnë mundësinë e madhe që i pret dhe se duhet ta shfrytëzojnë atë. Në lidhje me atë se a sheh kërcënime për veçantinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas, duke pasur parasysh qëndrimin e opozitës për shantazhet bullgare, rrezikimin e identitetit maqedonas dhe kërkesën për garanci shtesë, diplomati amerikan sqaroi se kjo nuk është vënë asnjëherë në dyshim.

GABRIEL ESCOBAR, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Ne respektojmë gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase, veçantinë në Evropë. Kjo nuk u vu kurrë në dyshim. Në fakt, unë mendoj se pas kësaj ju i shtoni Evropës gjuhën dhe identitetin tuaj. Ju shtoni gjuhën maqedonase në familjen e gjuhëve që janë të pranuara dhe zyrtare në Bashkimin Evropian”.

Eskobar thotë se beson atë që ka dëgjuar së fundmi në Dubrovnik të Kroacisë nga ministrja e re e jashtme bullgare Maria Gabriel. Ku siç thotë ai, ajo më siguroi se nëse Maqedonia e Veriut përmbush atë që është paraparë në marrëveshjen aktuale, nuk do të ketë kushte të reja.