Eskobar: Ndryshoni kushtetutën, luftoni korrupsionin

SHBA-ja është në anën e shtetit për ta luftuar korrupsionin dhe për ta vënë në zbatim sundimin e ligjit, ka thënë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar, duke komentuar bisedat që janë zhvilluar mes sekretarit shetëror, Antoni Blinken dhe delegacionit qeveritar gjatë vizitës së tyre në Uashington. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Eskobarthotë se shqetësim mbetet humbja e kohës. Ai pret mbështetjen e të gjitha partive politike përfshi edhe opozitën maqedonase që të përkrah rrugën euroatlantike të vendit.

Marketing

“Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin. Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi nërrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë se si Maqedonia e Veriut të gjendet para mbajtjes së konferencës së dytë ndër-qeveritare. Do të thoja se kredibiliteti i procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Kemi shtet që ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme në mënyrë që të kalojë në hapin e rradhës dhe mendoj se e meriton hapin e rradhës.”, tha sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar.

Eskobar nga gazetarja e Zërit të Amerikës është pyetur nëse është biseduar konkretisht mbi dyshimet e ngritura për korrupsion për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 .“Takimi është zhvilluar mbi luftimin e përgjithshëm të korrupsionit në rajon dhe jo për detaje të projekteve”- është përgjgjur Eskobar.

“Nuk do të komentoj konkretisht për atë projekt. Do jap koment të përgjithshëm: Kemi interes të fuqishëm të kujdesemi që RMV-ja dhe vendet tjera të rajonit, ta bëjnë pjesën e vet për uljen e korrupsionit dhe implementimin e sundimit të ligjit. Gjithçka çka mund të them është se kemi partneritet të mirë me RMV-në.”, tha Eskobar.

Ndërkohë për vërejtjet e SHBA-së për korrupsionin e pranishëm në sistemin e jursidprudencës, Eskobar nuk zbulon nëse gjykatës dhe prokurorë do të gjenden në listën për sanksione në të ardhmen, por shton se departmaneti i shtetit do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetetpër luftën kundër korrupsionit.

Marketing